Një burrë dhe një grua ndodhen në gjendje të rëndë në spital pas një aksidenti që ndodhi në aksin Lezhë Shkodër. Motori me të cilin po udhetonin u perplas ne rrugen Lezhe- Shkoder.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kryqëzimi i Kakarriqit. Sipas informacioneve të deritanishme, çifti po tentonte të futej ne nje rruge dytësore , kur u mor para nga një makine tip benz.
Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer veprimet e plota hetimore lidhur me aksidentin. Drejtuesi i mjetit që perplasi motorin u shoqërua në polici.












