Mistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka pranuar sot ekzistencën e një pajisje, të dyshuar si përgjuese, por ka mohuar se ajo është përdorur për përgjim, duke pohuar se është një pajisje mësimore.
Disa herë, ministri Tahiri ka përsëritur se “policia e Shtetit, nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do të ketë një pajisje përgjimi”.
I pyetur për pengimin që i është krijuar prokurorie për hetimin e këtij rasti, ministri është përgjigjur shkurt, “për detaje pyesni organet përgjegjëse. Bëni durim për detajet”, u shpreh midis ët tjerave ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një dalje publike të Akademia e Rendit.











