• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH & FOTO GALERI/ Në shtëpinë e dy fëmijëve të aksidentuar…, të vegjlit duket se e kishin ndjerë të keqen…

admin by admin
14 May, 2016
in Kronika
0
REPORTAZH & FOTO GALERI/ Në shtëpinë e dy fëmijëve të aksidentuar…, të vegjlit duket se e kishin ndjerë të keqen…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Image GalleryNë 7 maj, një aksident përgjaku aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë me gjakun e dy fëmijëve të vegjël. Silva Negollari ishte nisur për të takuar burrin e saj në burgun e Rrogozhinës, e shoqëruar nga tre fëmijët. Por Aliçen dhe Dritanin, babai i tyre Sokoli, do t’i shihte për herë të fundit në dy arkivolë të vegjël.
Dritare.net shkoi në shtëpinë e familjes Negollari, një shtëpi dykatëshe, fshehur në rrugicat e Durrësit të ri, ku humbet, nëse nuk të ndihmojnë. Dhe të ndihmon çdokush sepse të gjithë e dinë shtëpinë e tyre, tani.
Në oborrin e zbrazur, qëndron Sokoli, i cili është në arrest shtëpie. E gjejmë duke punuar kopshtin, që më shumë ngjan si një arratisje nga realiteti që po përjeton, se aty kopsht nuk ka. Me zë gati të mbytur na tregon se ishte vetë gruaja e tij e cila kishte nxjerrë një prej fëmijëve nga makina.
“Silva ka humbur kontrollin e makinës dhe makina është përplasur me trafikndarësen që ishte me llamarina. Por ajo nuk ishte shpejt, pasi në autostradën ku lejohet me 100km/h, ajo ishte vetëm me 60km/h”.
Me shikimin e ulur, Sokoli na fton të hyjmë brenda dhe të takojmë të shoqen e dy gjyshet e fëmijëve, pa dashur të shtojë gjë më shumë.
“Nuk kam çfarë të them, mua fëmijët më ikën. Nuk dua t’ia vë fajin askujt, madje as nuk dua të flas për arrestimin tim, për ndërtimin pa leje. Nuk m’i kthen kush dy fëmijët e mi, çfarëdo të them. Unë fëmijët për herë të parë, pas 4 muajsh, i pashë të mbuluar. Nuk do t’i dëgjoj më te ky oborr të më thërrasin babi, babi”, thotë Sokoli zë-mbytur dhe largohet për të qëndruar vetëm.
Edhe pse dyert e mortit vazhdojnë të jenë të hapura, në shtëpi dëgjohet vetëm heshtja e trishtë. Por në moment del nga dhoma vajza 1 vjeçe që i shpëtoi aksidentit. Ebi vogël ndodhej në sediljen e parë të pasagjerit, në koshin e vet, ndërkohë Aliçe dhe Dritani ishin në pjesën e pasme të makinës, pikërisht aty ku hyri trafikndarësja e prerë, që i mori  jetën dy engjëjve, djalit 5 vjeç dhe vajzës 3 vjeçe.
Ebi mban në dorë një kukull dhe nuk i ndahet gjyshe Adiles.
“Kur e lëshoj, vrapon nëpër cepat e shtëpisë dhe bërtet, Aniii, Içeee. Pastaj nuk gjen gjë dhe vjen tek unë prapë. Edhe pse është shumë e vogël, përsëri ia ndjen mungesën vëllait dhe motrës. Po ata nuk janë asgjëkund”, thotë  Adile Dervishi, mamaja e Silvës, që rrotullon sytë nëpër shtëpi, ku nuk shikon asnjë fotografi të fëmijëve të vegjël.
Mamaja e Silvanës, nuses 24 vjeçare të asaj shtëpie në mort që prej një jave, tashmë e bën jetën në dy qytete, një ditë rri në Tiranë, ku jeton dhe një ditë tjetër shkon në Durrës.
“Kam frikë ta lë vajzën, edhe pse është e rrethuar me njerëz, tashmë është momenti që ajo ka më shumë nevojë për mua. Se nuk është mirë. Herë-herë e çoj të flejë, se gjumi të ndihmon. Rri e ruaj, kur ajo befas çohet në këmbë në krevat dhe rri, rri në këmbë, pa folur. Më fut frikën dhe e ruaj gjithë kohën, edhe kur shkon në banjë. Më tmerron  ideja që Silva të rrijë vetëm. Është e dobët, e përhumbur. Por në të njëjtën kohë në Tiranë është bashkëshorti, që është bërë një grusht dhe sidomos kam frikë për djalin. Është 20 vjeç dhe ishte atje në morg, për të marrë fëmijët. I pa dhe bërtiti. Bërtiti aq shumë sa u dëgjua në gjithë Durrësin. Tani nuk është mirë. I donte shumë ata engjëj të bukur. E di ti sa të bukur ishin!”.
Zonja Adile tregon se Silva prej katër muajsh ishte bërë nënë e baba, por përsëri nuk i kishte treguar fëmijëve se Sokoli ndodhej në burg, pasi kishte nisur të ndërtonte një shtëpi pa leje në truallin e prindërve, në Gërmenj të Kavajës.
“I thoshte që babi është sëmurë dhe është në spital dhe se do të vijë shumë shpejt. Por ata nuk duronin. E kërkonin përditë. Dhe Silva nuk ia u prishi dot. I mori të tre në makinë dhe u nis. Ditën që ata do të niseshin për në Rrogozhinë, fëmijët sikur e kishin ndjerë që diçka do të ndodhte. Në mëngjes këputën nga një lule, në oborr, dhe i vendosën në kokën e krevatit të tyre”, thotë Adile dhe pastaj nuk duron më, por shpërthen në lot.
Edhe pse në të vërtetë kërkon ta harrojë, zonja Adile kujton momentin kur Silva i jep lajmin e hidhur.
“Më mori në telefon, duke ulëritur e qarë. U terrorizova, deri sa shkova në spitalin e Durrësit. Nuk doja ta besoja. Pastaj e gjeta atje, si lopë të therur, mes gjakut, me të voglën në kosh tek këmbët e krevatit. Me këtë yll që shpëtoi, që na e la Zoti gjallë”.
Me duar që i dridhen Silva sjell kafetë, sytë e saj nuk janë në dhomë me ne, janë të zbrazët. Silva na përgjigjet, kur e pyesim, por nuk është në dhomë.
“Më dhemb kraharori, pasi më kapi pjesa e timonit, por asgjë nuk më dhemb sa zemra”, nis të qajë Silva. Pastaj pushon, lotët i thahen dhe ngre sërish  kokën me shikimin bosh. Nuk është në gjendje të tregojë, por vetëm përqafon vajzën e vogël. T’i shohësh nënë e bijë në atë përqafim mbijetese, të bën të ulërish. Por askush nuk ulërin, madje as flet në atë heshtje pafajësie. Edhe zonja Adile nuk do t’ia lërë fajin kujt.
“Nuk them dot se i kujt ishte faji, pasi faji është jetim, gjithmonë, sidomos për njerëz të thjeshtë, siç jemi ne. Por pse shkojnë e burgosin një njeri që vetëm donte të ndërtonte çatinë e shtëpisë? Pse nuk kujdesen më parë për rrugët? Por duhej të vdisnin nipi e mbesa ime që të nisnin punimet për t’u rregulluar. Tani për ne nuk ka më ngushëllim dhe gishti mbi fajtorë, nuk ka vlerë”
Një nënë e shkatërruar, një baba me brengë në shpirt, një bebe që kërkon vëllanë e motrën të luajë si më parë dhe heshtja që bërtet Ani, Içe, Ani, Içe…, është kjo, e sotmja, e familjes Negollari. /dritare.net/

Previous Post

Parukierja kundërshton kontrollin, “burgos” në dyqan tatimorin

Next Post

VIDEO/ E pabesueshme, portieri i Tërbunit shënon gol nga porta në portë

admin

admin

Next Post
VIDEO/ E pabesueshme, portieri i Tërbunit shënon gol nga porta në portë

VIDEO/ E pabesueshme, portieri i Tërbunit shënon gol nga porta në portë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.