Quhet Dai Xiang, është 40 vjeç dhe e ka nisur karrierën e vet duke punuar si inxhinier me turne 72- orëshe, duke fjetur përtokë në zyrë. Sot ka kompaninë e vet të ‘cloud computing’ dhe për punonjësit e tij ka menduar të instalojë 12 shtretër portativë.

“Teknologjia nuk është vetëm një aktivitet cerebral. Kush punon në këtë sektor ka nevojë për kohë që të gjejë frymëzimin e duhur. Kush do të pushojë, mund ta bëjë edhe gjatë ditës, jo vetëm natën”, thotë ai. Të jetosh në zyrë është një praktikë gjerësisht e përhapur në këtë vend, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, ku konkurrenca është shumë e madhe.

Vartësit e Dai Xiang janë të autorizuar të marrin një sy gjumë edhe mbi tavolinat e tyre të punës.

“Mund të flemë deri në orën 8.30 të mëngjesit, sepse bashkëpunëtorët tanë mbërrijnë në orën 9.30 dhe përdorim të njëjtat tualete për t’u larë, – shpjegon Liu për Reuters. Më mungon shumë im bir, është tre vejca dhe arrij ta shoh vetëm në fundjavë. Ndihem në faj”.













