Një elektriçist në Vlorë është goditur me levë në kokë për shkak të detyrës, në fshatin Gjorm.
Elektriçisti Hajri Gullçi është goditur nga banorët e Gjormit pasi po ndërpriste energjinë në linjat e dyfishta të zonës.
60-vjeçari është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.











