Policia ka shoqëruar ishkreun e Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili i cili u përfshi në një videoskandal seksual të publikuar dje në media ku shihej teksa i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës. Lajmi për shoqërimin erdhi vetëm pak momente pas vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra. Xhelili është shoqëruar nga Policia e Peshkopisë për tu marrë në pyetje.











