Si për të treguar se skandali i kryetarit socialist të bashkisë së Dibrës është pjesë e vesit ideologjik po ashtu, kërkuesi i arkivave Kastriot Dervishi ka publikuar një letër që një oficer sigurimi i niste gruas së kolegut të tij të punës.
Letra është tërësisht intime dhe flitet për tradhti të lartë të gruas me shefin e burrit të saj.
“Oficerët e Sigurimit të Shtetit njihen për moralin e tyre të dobët. Nuk e njihnin shoqërinë. Ishin aq zullumqarë saqë gratë e shokëve i kishin në plan të parë të gjahut të tyre. Bashkëlidhur një letër dashurore e një oficeri drejtuar gruas së shokut të tij. Shokun e çonte me shërbim dhe vetë vazhdonte me shërbimin tjetër”, shkruan Dervishi.











