Qeveria ka shkarkuar nga detyra Shukri Xhelilin nga posti i kryetarit të Bashkisë së Peshkopisë pas video-skandalit të publikuar ditën e djeshme, ku i kërkonte seks një 20-vjeçareje në mënyrë që ta punësonte në Bashki.
Shukri Xhelili u shkarkua me vendim Qeverie të firmosur nga Kryeministri Edi Rama ditën e sotme, me arsyetimin e shkeljeve të rënda në detyrë.











