Ministria e Transporteve ka shkarkuar nga detyra e drejtorit të Transporteve në Sarandë të ashtuquajturin Escobari e Ballkanit, Klemend Balilin.
Në fakt lajmi u bë i ditur jo nga ministri Haxhinasto por nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai tha se shkarkimi ka ardhur si pasojë e hetimit të nisur ndaj Balilit, pas dyshimeve se është kreu i një grupi të madh të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi e vende të tjera të BE -së.












