• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/Shqyrtim i vëmendshëm

admin by admin
12 May, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
GENC POLLO/Shqyrtim i vëmendshëm
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

(Nga shënimet e mbledhjes së grupit parlamentar të PD më ambasadorët Lu dhe Vlahutin)

Zotërinjtë ambasadorë janë të mirëpritur në këtë mbledhje por edhe në të tjera. Kur diskutimet bëhen në mënyrë të hapur, kur palët janë përgatitur të dëgjojnë njëra tjetrën dhe të flasin me respekt për njëra tjetrën, shkëmbimet janë të dobishme. Dhe shqetësimi, nëse ka të tillë, për lëndimin e sovranitetit në këtë kontekst më duket pa vënd.

E theksoj që palët duhet të flasin me respekt për njëra tjetrën sepse lexova në një gazetë që një diplomati I atribuoheshin fjalë si “nëse nuk e votoni reformën do turpëroheni përpara popullit tuaj”. Nuk do të doja të flisja për konfliktin e interesit potencial kur një diplomat që përfaqëson qeverinë e tij dhe interesat e saj gjithashtu përcakton se cili është interesi i popullit të vendit pritës dhe i përfaqsuesëve të tij demokratikisht të zgjedhur. Nuk është ky rasti! BE e ShBA I kanë dhënë Shqipërisë një ndihmë kritike e të pazëvëndësueshme çerekshekullin e fundit. Por do të thoja që një gjuhe tillë nuk më duket se dëften takt e respekt dhe mund të jetë edhe kontraproduktive. Por ky nuk është rasti në takimin tonë, unë jam shumë i gëzuar për këtë.

Partia Demokratike e ka mbështetur dhe e mbështet reformën në drejtësi, një reformë që të përmirësojë efektivisht e afatgjatë sistemin e drejtësisë. Por jo çdo reformë, pra jo çdo ndryshim ligjor-institucional automatikisht e apriori e realizon këtë synim.

Sot kemi një propozim, i cili zyrtarisht vjen nga EURALIUS dhe OPDAT, dy misione ekspertësh teknikë. Në fakt, propozimi I dërguar vitin e shkuar për shqyrtim në komisionin e Venecias, ishte vetëm formalisht me firmën e pjesës socialiste në komisionit e posacëm parlamentar. Sipas të thënave privatisht nga këta deputetë socialistë, propozimi ishte konceptuar e hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë. Ky propozim mori përkrahje publike nga këta ekspertë ndërkombëtare si edhe nga Ambasadorë të rëndësishëm por u rrëzua në masë 85% nga Komisioni I Venecias përmes opinionit të përkohshëm të mesit të dhjetorit. E njëjta gjë ndodhi edhe me opinionin përfundimtar pak muaj më vonë. Me shumë të drejtë pasi në shumë aspekte ishte nje propozim monstruoz. Dhe nuk ka shpjegim nga ekspertët autorë për këtë rrëzim venecian. Për ekspertët shqiptar kam dëgjuar që u ishte premtuar një post në një nga institucionet e reja që do të krijoheshin; pra kishin “arsye” për t’i pëlqyer qeverisë. Ndërsa për të tjerët nuk e di nëse ka qenë shkak naiviteti, inkompetenca apo neglizhenca.

Pra kemi situatë që rekomandon për cilindo që ka inteligjencë mesatare e më sipër, jo kredibilitet të shtuar por skepsis të shtuar. Shqetësimet kryesore të PD lidhen me rrezikun e kapjes politike të sistemit dhe/ose koorporativizmin e tij.

Propozimi aktual për mendimin tim, ka shumë gjëra pozitive që do ishin të votueshme menjëherë, por ka dhe cështje të tjera që kërkojnë shqyrtim të vëmëndshëm. Shqyrtimi I vëmëndshëm kërkon kohën e duhur. Nuk është faji i PD që mazhoranca dhe bashkëpuntorët e saj shpërdoruan 8 muaj me monolog, me refuzim konstant te dialogut politik substancial me opozitën për të prodhuar një projekt i cili siç e thash më parë u rrëzua nga Komisioni I Venecias. Deklarata se propozimi aktual duhet votuar pa u lexuar janë vetëposhtëruese për një deputet; por edhe nëse jepet një këshillë e tillë ajo është gjithashtu poshtëruese. Por nëse palët do jenë konstruktive dhe këtu kam ndërmend palët e mazhorancës, mendoj që do ishte e mundshme që të arrihej nje paketë amendimesh kushtetuese para pushimeve parlamentare të verës. Për mua personalisht dhe pushimet mund të anulloheshin e të vijonte puna në qoftë se do kishim nevojë për më shumë kohë. Por do ishte për mua e papranueshme që për shkak të një kalendari të paracaktuar të votonim një reformë kushtetuese jocilësore, ndoshta edhe me ndonjë aspekt të dëmshëm.

Dje rastësisht takova dy persona që i konsideroj juristë eminentë. Ata kishin shqetësimin se zgjatja pafund e gjykimeve, që është problem aktual endemik gjyqësorit, do të përkeqësohej nëse do zbatohej skema institucionale që na propozohet. Por ata druheshin ta thonin këtë publikisht sepse në Shqipëri muajt e fundit, dhe kjo në sajë të Kryeministrit e propagandës së tij ku përzihet ndonjëherë edhe ndonjë diplomat, është krijuar një klimë kuazihisterike; ku të kritikosh racionalisht draftin e reformës të thonë në kor se je anti-shqiptar, anti-amerikan, anti-europian, anti-integrimit europian, pastaj tradhëtar, vrasës, hajdut së fundmi edhe i shëmtuar fizikisht dhe i papastër higjenikisht. Më kujton pak regjimin e mëparshëm. Ka politikanë që e kanë lëkurën e trashë e i qendrojnë edhe nën trysni bindjeve të tyre. Por ka dhe persona që do të donin t’i kontribuonin konstruktivisht reformës por i druhen gjuetisë së shtrigave e rrinë mënjanë.

Mendoj që diskutimi më substancial është i nevojshëm për një reformë cilësore dhe materiali i paraqitur nga grupi parlamentar I Partisë Demokratike me çështjet që ngre e alternativat që ofron duhet parë nga ekspertët me seriozitetin e duhur; shpresoj të gjejë një qëndrim kompromisi nga partitë dhe deputetët e mazhorancës.

Një pyetje konkrete për ekspertët: nëse mund të na sqarojnë cështjen e ministrave të cilët hetohen/gjykohen me afat të kufizuar trevjeçar nga Prokuroria dhe Gjykata Speciale ndërsa për ofiqaret e tjerë nuk ka kufizim kohor. Nuk kam arsye të them se është shkruar në mala fide por duket sikur është aty që të embarasojë ministrat e vitit 2014 e më parë.

Gjithashtu komisioni i posacem u mandatua nga Parlamenti për të bërë propozime vetëm për reformën në drejtësi, përfshi dhe projektligje kushtetuese, nuk e kam kuptuar pse ekspertët përhapen në cështje jashtë fushe e jo urgjente si pajtimi me ligjet e BE-së apo mosdiskriminimi për shkak të orientimeve seksuale. Po ashtu nuk kuptohet pse ndihma e BE në verifikimin e gjyqësorit parashikohet në Kushtetutë (Komisioni i Venecias dukej shumë i çuditur nga kjo ide) gjë që fare mirë mund të zgjidhej përmes një marrëveshje dypalëshe.

Dhe një cështje të fundit, zoterinj Ambasadorë, propaganda e Kryeministrit ka insinuar sikur një votë kundra propozimit për ndryshime kushtetuese mund të shoqërohet me një refuzim vize për deputetin Unë personalisht nuk do doja ta këmbeja votën pro për një deformim të Kushtetutës së Republikës me një pullë në pasaportën time cfarëdo që të shkruhej mbi të. Por mendoj që dhe ju do ti kishit përfaqësuar në mënyrë pak më shumë dinjitoze demokracitë pluraliste që ju kanë dërguar në Tiranë sikur ta kishit përgënjeshtruar këtë insinuatë.

Dhe së fundi fare më vjen mirë edhe për nevojën, e shprehur nga zoti Ambasador, për konsensus në këtë reform. Fatkeqësisht nuk ka qenë gjithmonë ky rasti I diplomatëve të Tiranës. Por këta janë korrigjuar nga politikanë të rëndësishëm në Bruksel, Berlin e kryeqytete të tjera të cilët kanë insistuar për konsensus politik në këtë përçapje. Dhe nuk ke nevojë për njohuri e pjekuri politike të madhe pér të kuptuar e thënë se kushtetuta nuk ndryshohet aq kollaj sa interjeri i zyrës. Shpresoj që nëse ndodh, në rastin fatkeq, që të miratohen ligjet kushtetuese me shumicë kushtetuese të blerë sic ishte rasti I shumicës së cilësuar me 3/5, kjo nuk do të duartrokitet nga diplomatët e nderuar.

Previous Post

INVESTIGIMI/ Punësimet nepotike, ja shifrat për 17 ministritë

Next Post

Kisha Katolike: Reforma në drejtësi të largojë lidhjet me krimin dhe korrupsionin

admin

admin

Next Post
Kisha Katolike: Reforma në drejtësi të largojë lidhjet me krimin dhe korrupsionin

Kisha Katolike: Reforma në drejtësi të largojë lidhjet me krimin dhe korrupsionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.