Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryetarin e Bashkisë Përrenjas, Bajazit Karriqi, i dyshuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.
Masa e sigurisë është zbatuar nga forcat e policisë së Shtetit.
Prokuroria Elbasan ka krijuar dyshime të arsyeshme se Karriqi ka falsifikuar dokumentet e punësimit të rreth 12 personave në kohën që po largohej nga detyra, gjatë verës së vitit 2015.











