Në orën 10: 00 ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ambasadorja e e BE-së, Romana Vlahutin hynë në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, kanë zgjedhur t’ua përcjellin sy më sy deputetëve, kërkesën për të mos e vonuar më reformën që hap negociatat për anëtarësim në BE.
Një ditë më parë ata kanë qenë të pranishëm në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së












