• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aksidentimi i dy fëmijëve në Golem, zbulohet skandali i Drejtorit të ARSH, Dashamir Xhika

admin by admin
11 May, 2016
in Kronika
0
Aksidentimi i dy fëmijëve në Golem, zbulohet skandali i Drejtorit të ARSH, Dashamir Xhika
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dashamir Xhika, Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, rezulton i përfshirë në një skandal, në lidhje me aksidentin tragjik të së shtunës në rrugën Plepa – Golem, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër, së bashku më nënën e tyre, u plagosën. Xhika nuk ka zbatuar një vendim të prerë gjykate, për të vendosur mbrojtëset anësore në vendin ku ndodhi aksidenti.
Televizioni Klan ka zbuluar vendimin e formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, në Tiranë, të datës 1 Korrik 2014.
Ky vendim, që mban numrin 2634, i dhënë nga trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Valdete Hoxha, Ilir Toska e Edlira Petriti, e detyron Autoritetin Rrugor Shqiptar, të drejtuar nga Dashamir Xhika dhe Ministrinë e Transporteve, të drejtuar nga Edmond Haxhinasto, që të procedojnë me vendosjen e mbrojtëseve anësore për të mbyllur hyrje – daljet për në pikën e karburantit pranë vendit të këtij aksidenti.
Subjekti “Pienvis” që ka në pronësi karburantin, e kishte çuar në gjykatë një vendim administrativ të Autoritetit Rrugor dhe Ministrisë së Transporteve të vitit 2010, për të vënë mbrojtëset anësore.
Gjykata e Tiranës i dha të drejtë firmës së karburantit, me një vendim që mban datën 7 Qershor 2013. Por Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, e rrëzoi këtë vendim të Shkallës së Parë, pas ankimimit të bërë nga vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke i dhënë të drejtë këtij të fundit me formë të prerë.  Por edhe pse kanë kaluar dy vjet nga dhënia e këtij vendimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka e ka vënë ujin në zjarr, për të proceduar me vendosjen e mbrojtëseve, që do të kishin shpëtuar dy jetë njerëzish.
Drejtori Dashamir Xhika e pranon se e ka fituar gjyqin, por refuzon të bëjë komente të tjera pas zbulimit të skandalit.
Prokuroria e Kavajës e ka vënë zyrtarisht nën hetim Dashamir Xhikën, pasi daljes në dritë të këtyre fakteve që e implikojnë atë në këtë skandal. Ai konsiderohet si përgjegjës për pasojat tragjike të aksidentit me dy fëmijë të vrarë.
Por a do ta japë ai dorëheqjen pas këtyre fakteve?
A do të t’u kërkojë ai ndjesë familjarëve që humbën dy fëmijët e vegjël në aksidentin rrugor që, sipas Prokurorisë, pati pasoja tragjike vetëm për faktin se ai nuk ka zbatuar një vendim gjykate?
Prokuroria pritet ta marrë në pyetje, ndërsa përgjegjësinë për këtë rast, Dashamir Xhikës ia faturoi edhe Ministri i tij, Edmond Haxhinasto, kur u pyet sot se kush e mban përgjegjësinë për mosvendosjen e mbrojtëseve metalike në vendin e aksidentit me dy viktima. /tvklan/

Previous Post

Aksidenti tragjik/ Reagon pronari i karburantit: Përgjegjësia është e ARSH

Next Post

FOTO GALERI/ Ja kush është vrasësi i biznesmenit Vasil Biba

admin

admin

Next Post
FOTO GALERI/ Ja kush është vrasësi i biznesmenit Vasil Biba

FOTO GALERI/ Ja kush është vrasësi i biznesmenit Vasil Biba

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.