Policia greke ka arrestuar dy persona ndërsa ka zbuluar një arsenal armësh në vendin ku u gjet i masakruar shqiptari 25-vjeçar.
Mediat greke bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në kasollen ku u gjet trupi pa kokë i bariut shqiptar, policia ka zbuluar dy kallashnikovë, dy pistoleta, nëntë krehra dhe 151 fishekë. Të gjitha këto kanë çuar në arrestimin e pronarit që kishte punësuar shqiptarin Bledar Tërpollari si bari , si edhe djalin e tij.
Gjithashtu, policia ka informacion se në këtë zonë disa ditë më parë është vjedhur në armë gjahu.
Policia dyshon se një grua ka luajtur rol të rëndësishëm në vrasjen e shqiptarit, pasi koka e tij është transportuar me thes si një trofe.











