Zyra Arsimore në Lushnjë, prej dy vjetësh funksionon pa drejtues. Në një situatë të tillë kjo zyrë ndodhte që pas arrestimit të ish-kreut të saj, Liza Tabaku. Vetëm ditët e fundit, Departamenti i Administratës Publike (DAP) ka shpallur konkursin për këtë vend vakant.
Ndërkohë, pas shpalljes së këtij konkursi, ka reaguar kreu i degës së PD-së së Lushnjës, Myslim Murrizi.
“Pas denoncimeve nga PD Lushnjë dhe Ministria e Arsimit pranon që zyra arsimore Lushnjë ka funksionuar prej dhjetorit të vitit 2014 pa përgjegjës zyre të emëruar por me një militant të komanduar i cili ka bërë politikën e kuadrit siç e kemi denoncuar”, shprehet Murrizi.












