Në Moskë u organizua sot parada ushtarake “Dita e Fitores”, në përkujtim të 71-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Për herë të parë në Sheshin e Kuq marshuan edhe ushtaraket femra. Disa media e kanë cilësuar si “ushtria e minifundeve”.
“Minifundet mbi gju janë në kontrast të fortë me uniformat e gjithë trupave femra në ushtritë perëndimore”, shkruan “Mirror”.
Dita e Fitores është një festë që përkujton kapitullimin e Gjermanisë Naziste ndaj Bashkimit Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore, njohur për Bashkimin Sovjetik si Lufta e Madhe Patriotike.











