Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në Igumenicë. Mediat greke raportojnë se vitkima është rreth 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gliki, në një stallë bagëtish, ku i riu shqiptar është gjetur nga fermerë të zonës me kokë të prerë.
Sipas mediave greke, shqiptari është gjetur nga banorë të fshatit herët në mëngjesin e sotëm. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje.












