• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REILA BOZDO/ Dy fëmijë nuk jetojnë më dhe një shtet që nuk bën siç duhet punën e vet

admin by admin
8 May, 2016
in Kronika
0
REILA BOZDO/ Dy fëmijë nuk jetojnë më dhe një shtet që nuk bën siç duhet punën e vet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
reila bozdo vogel

Reila Bozdo

Jeta e një familje ka ndryshuar rrënjësisht. Një nënë 24-vjeçare, në fillim të jetës. Bashkëshorti në burg. Fëmijë të vdekur. Dhe një shtet që nuk bën siç duhet punën e vet.
Në një vend ku edhe vetë pushteti qeverisës është si ndërtim pa leje sepse vjen nga vota e deformuar, një burrë u burgos me akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Shumë të tjerë qëndruan në gjendje të lirë edhe pse kanë kryer të njëjtën vepër penale, edhe pse në jetën e vendit ku jetojmë, ka pasur një moment mjaftueshëm të gjatë, ku të zgjeroje shtëpinë, ballkonin, të përfitoje një aneks që të mos gatuaje në banjë, ishte vetëm çështje parash, jo çështje ligji. Burri u burgos për ndërtim të paligjshëm. Shteti nuk e pa të arsyeshme, ta gjobiste, ti sekuestronte pronën apo ndonjë dënim tjetër alternativ që të sillte edhe më pak kosto për taksapaguesin (rreth 500 Euro është kosto e një te burgosuri në muaj). Shteti i ra shkurt, e futi në burg. E dimë që ligji duhet zbatuar, por ligji nuk mund të zbatohet jashtë kontekstit ku jetojmë sepse përndryshe ai bëhet qesharak, i padrejtë dhe traumatik.
Një nënë e re, 24-vjeçare, udhëtonte në makinë bashkë me fëmijët, për te bashkëshorti në burg. I shoqi ishte dënuar për një ndërtim pa leje. Nëna e re, ndoshta e dinte që ai ndërtim ishte gabim, por ndjenja që ligji po zbatohej vetëm për burrin e saj dhe jo për “burrat” e tjerë e bënte të ndjehej përballë një padrejtësie të madhe. E re, me fëmijë, me disa halle të cilat për shkak të moshës nuk dinte ti zgjidhte vetë dhe me brengën e padrejtësisë, po udhëtonte drejt burgut tek i shoqi. Ndërsa ngiste makinën e humbur në mendime, humbet kontrollin dhe përplaset me trafikndarësen.
Trafikndarsja e shkëputur i merr jetën fëmijëve. Llamarinat hynë në derën e pasme të krahut të djathtë, duke prerë dy fëmijët që ndodheshin në sediljen e pasme të makinës.
Një histori rrëqethëse ku nuk e ndan dot përlotjen nga dhimbja apo ulërimën nga revolta.
Sikur punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës ta kishin bërë me korrektësi punën e tyre, tani fëmijët mund të ishin gjallë duke takuar babanë.
Sikur burri të mos ishte në burg në një kontekst absurd, nëna e re mund të mos kishte pasur arsye për të humbur kontrollin e automjetit.
Sikur ligji dhe drejtësia të punonin në të njëjtin kah, burri do të ishte i penalizuar për veprën penale, por jo deri në burgim, dhe familja do të ishte e bashkuar.
Një familjeje i ka ndryshuar jeta rrënjësisht. Dy fëmijë nuk jetojnë më. Dhe kjo nuk ka ndodhur rastësisht.
Sikur ata që punojnë për shtetin të kishin një nivel më të mirë të ndërgjegjësimit ndaj punës dhe detyrave të veta, fëmijët dhe familja sot mund të ishin të lumtur…

Previous Post

Ky është shefi më i mirë, u pagoi pushime në Spanjë 2500 punonjësve

Next Post

VIDEO/ Momenti arrestimit të policit bashkiak në Shijak

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Momenti arrestimit të policit bashkiak në Shijak

VIDEO/ Momenti arrestimit të policit bashkiak në Shijak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.