• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha Në Lazarat: Banda e Edi Ramës është rrethuar nga një Shqipëri në mjerim

admin by admin
8 May, 2016
in Politika
0
Basha Në Lazarat: Banda e Edi Ramës është rrethuar nga një Shqipëri në mjerim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Platforma e PD: Ulje e moshës së pensionit, rritje e  pagës minimale, subvencionimi i energjisë elektrike deri në 200 KË dhe faturës së ujit familjeve me ndihmë ekonomike, dhe ulje çmimi të energjisë për familjarët dhe bizneset. Anulim i koncesioneve korruptive në shëndetësi që marrin çdo muaj 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve. 1 miliard euro i kthehen ekonomisë nga ulja e taksave.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet mbi prioritetet për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar. Kjo platformë, tha zoti Basha në një takim me anëtarë të FRPD-së në Gjirokastër, do të mundësojë sprapsjen dhe çmontimin e një prej problemeve kryesore në zgjedhjet shqiptare nën qeverisjen Rama-Meta që është shitblerja masive e votës.
“Çfarë do të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme?! Votimi elektronik, pra me gishtërinj që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Çështjen e financimit: kemi një model i cili po të vihet në funksion ligjërisht gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e ‘cash’-it. Se ju e dini që tre-katër ditë përpara shkojnë e nxjerrin ‘cash’-in për të blerë vota”, u shpreh kreu i PD-së.
Në një takim me banorë të Lazaratit, lideri i opozitës Lulzim Basha duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike, papunësisë, taksave të larta, arrogancës së pushtetit, korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve të saj me krimin, theksoi se sot shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike besojnë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramen dhe duan largimin e tij një orë e më parë nga pushteti.
“Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një Shqipëri në mjerim sepse mjerim mbollën me taksat e larta, me terrorin, me kërbaçin. Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta dhe faturat aforfe të energjisë elektrike, me taksat e larta. Shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike duan që Edi Rama të largohet një orë e më parë nga pushteti”, u shpreh Basha.
Basha u takua dhe bashkëbisedoi dhe me banor të fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë. Kreu  demokrat ka prezantuar platformën për bujqësinë që parashikon të mbështet me buxhetin më të madh që i është akorduar ndonjëherë prej 150 milionë eurosh. 50 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturën bujqësore dhe 100 milionë euro për subvencione direkte për fermerët.
“Programi i Partisë Demokratike për fermerët parashikon subvencione për çdo fermer, pa burokraci, pa NIPT, me kartën tuaj të identitetit do ta merrni subvencionin”.
Përmes uljes së taksave dhe çmimit të energjisë Partia Demokratike parashikon se 1 miliard euro t’i kthehen ekonomisë duke mundësuar rritje të konsumit, shtim të vendeve të punes dhe paga më të mira.
“Me taksën e sheshtë 9 për qind, me uljen e taksave mbi të ardhurat për shqiptarët, me uljen e faturës së energjisë ne lëmë në ekonominë shqiptare 1 miliard euro, 2 milionë lekë të vjetra për familje”, vijoi kryedemokrati.
Në takimin me banorë të Libohovës lideri i opozitës Lulzim Basha prezantoi platformën sociale për t’iu ardhur në ndihmë të më të pamundurve, atyre në ndihmë ekonomike dhe familjeve në nevojë.
“Familjet në ndihmë ekonomike do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga shteti pagesën e energjisë elektrike deri në 200 KË, pagesën e faturës së ujit. Çmimi i energjisë do të ulet për të gjithë konsumatorët. Madje do të ulet edhe për bizneset në mënyrë që të jenë konkurruese, të kenë kosto më të ulët të prodhimit, të kenë më shumë para për të hapur vende pune përmes investimeve të tjera. Paketa jonë sociale parashikon uljen e moshës së pensionit, parashikon rritjen e pagës minimale. Paketa jonë sociale do të fillojë me anulimin e koncesioneve korruptive të Ilir Beqës, check-up-it dhe sterilizimit që i gërryen buxhetit të shtetit çdo muaj 2.5 milionë euro marra së bashku. Para që i mungojnë spitaleve, i mungojnë ambulancave, i mungojnë kujdesit shëndetësor parësor apo listës së barnave të rimbursueshme.
Për invalidët programi i Partisë Demokratike parashikon rimbursim tërësisht të ilaçeve.
“Për çështjen e mbështetjes së invalidëve ne kemi përgatitur një paketë që do të rimbursojë tërësisht çdo medikament dhe do të bëjë të mundur që pagesa e invaliditetit të kthehet thjesht dhe vetëm në një mbështetje për jetën tuaj të përditshme dhe jo për të paguar faturat e majmura të energjisë elektrike apo shpenzime, apo taksa të tjera shtesë të cilat janë vendosur me të padrejtë ndaj kategorisë tuaj”, u shpreh Basha.

Previous Post

FOTO/ Durrës, bllokohen 5.5 kg heroinë në port, në pranga dy “transportuesit”

Next Post

Krujë, aksidentohet endacaku, ende i paidentifikuar në spital

admin

admin

Next Post
Krujë, aksidentohet endacaku, ende i paidentifikuar në spital

Krujë, aksidentohet endacaku, ende i paidentifikuar në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.