Alban Trimi
Gjykata ka lënë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, oficerin e policisë, Alban Trimi.
Alban Trimi akuzohet “për prishe provash”.
Trimi ishte një nga tre personat e tjerë, të cilët natën krimit, ndodheshin në të njëjtën tavolinë, të lkalit, me viktimën Elton Çiço. Për oficerin e policisë, ka dyshime se pas vrasjes, ai ka tentuar të fshehë celularët dhe pistoletën të cilën dyshohet se i dispononte viktima.
Alban Trimi ka mohuar akuzat ndaj tij, nën pretendimin se nuk e ka lëvizur pistoletën.
Oficeri i policisë është personi i dytë i lënë në burg për këtë ngjarje. Pak ditë më parë, për të njëjtat akuza u la në burg edhe mjeku Redjan Rraja.











