Foto Ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një vajzë 20-vjeçare me inicialet T. M. dyshohet e është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në rrugën “Zef Jubani” duke gjetur vdekjen.
Policia konfirmon zyrtarisht se më datë 06. 05. 2016, rreth orës 07:05, në rrugën “Zef Jubani”, ka rënë nga kati i 4 i një pallati, shtetasja T. M., rreth 20 vjeçe, ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia në vendin e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë vetë hedhur. Po kryen veprimet hetimore, bën me dije policia në deklaratën e saj.











