Një 28 vjecare shqiptare humbi jetën sot në orët e mëngjesit pasi u përfshi në një aksident tragjik në Firenze të Italisë.
Vajza quhet Rajmonda Lakaj dhe është me origjinë nga Shkodra.
Ajo po kthehej nga puna kur makina e saj u përplas me një bordurë anësore dhe më pas u përmbys.
Mediat italiane citojnë policinë që pas hetimit mendon se vajza mund të ketë humbur kontrollin e makinës ose ka rrëshqitur për shkak të lagështirës në rrugë.
Në aksident u përfshinë edhe automjete të tjerë.














