• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Ja si ndodhi manipulimi i të dhënave të aksidentit nga 3 oficerët e policisë së Delvinës

admin by admin
6 May, 2016
in Kronika
0
DETAJE/ Ja si ndodhi manipulimi i të dhënave të aksidentit nga 3 oficerët e policisë së Delvinës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Foto Ilustruese

Prokuroria e Sarandës ka dhënë disa hollësi e detaje hetimore, në vijim të informacionit shpërndarë nga ana e Policisë së Shtetit, lidhur me ndalimin e 3 oficerëve të Policisë Rrugore, Delvinë.
Mësohet se me urdhër të Prokurorisë së Sarandës, janë ndaluar 3 oficerë të Policisë Rrugore të Delvinës, të dyshuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, pasi ka fshehur dhe manipuluar të dhënat për një aksident, ndodhur mesditën e datës 2 maj në këtë zonë.
Urdhrat e ndalimit të Prokurorisë së Sarandës janë zbatuar nga ana e Shërbimit për Çështje të Brendshme të Ministrisë së Brendshme dhe oficerët e ndaluar janë:
1. Artan Alinani, me detyrë Shef i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë;
2. Osman Tozo, efektiv i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë;
3. Shkëlqim Vrapi, efektiv i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë;
Nga veprimet hetimore të deritanishme të Prokurorisë së Sarandës, rezulton se…:
Më datë 02.05.2016, rreth orës 13.00, në një nga rrugët e qytetit të Delvinës, automjeti i markës “Mercedes Benz”, me targe “DL xxxx A”, në pronësi të shtetasit M. A., por që drejtohej nga shtetasi A. Sh., është karamboluar me automjetin me targa greke “YZX xxxx”, të drejtuar nga shtetasi J. K., banues në Delvinë, rezident në shtetin grek.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Delvinë, njoftimi për këtë ngjarje është dhënë në orën 14.30, nga telefonata e një qytetari.
Të orientuara nga Salla Operative, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, Shkëlqim Vrapi dhe Osman Tozo. Këta të fundit, pasi kanë marrë dijeni për rrethanat e ngjarjes së ndodhur, kanë identifikuar automjetet e përfshira në të, si edhe drejtuesit e tyre. Paralelisht, ata kanë raportuar pranë Sallës Operative të Komisariatit të Policisë Delvinë, ku oficeri i rojës ka dokumentuar në dokumentin “regjistër i marrjes së kërkesave, ankesave të qytetareve në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Delvinë” të dhënat e raportuara nga vendngjarja. Në vijim, këta efektivë kanë kryer shoqërimin për në Komisariatin e Policisë Delvinë të automjetit me targë “DL xxxx A”, si edhe drejtuesit të tij, shtetasin A. Sh.
Po ashtu, në vendngjarje, pak çaste më pas, ka mbërritur efektivi i Komisariatit të Policisë së Rendit, B. M., i cili në deklarimet e tij shpjegon “…Ndërkohë, erdhën dy punonjësit e policisë së patrullës së qarkullimit rrugor, Osman Tozaj dhe Shkëlqim Vrapi. Ata … i janë drejtuar personit tjetër, por ai përgjigjej ndryshe herë pas here … punonjësi Shkëlqim Vrapi i kërkoi t’i bënte testin e alkoolit dhe shkoi te makina e policisë për të marrë qesen e gypin dhe pashë që ia vuri në gojë … këtë person e kanë shoqëruar në Komisariat”.
Pavarësisht ngjarjes së ndodhur, nga ana e tij, Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, Artan Alinani, ka mundur të ndërrojë emrin e drejtuesit të vërtetë të automjetit me targë “DL xxxx A” të përfshirë në ngjarje, shtetasin A. Sh., dhe në vend të tij, në praktikën e aksidentit të ndodhur ka dokumentuar shtetasin R. J. Në realizimin e këtij dokumentacioni janë marrë edhe efektivët Shkëlqim Vrapi dhe Osman Tozo.
Madje, ka qenë vetë Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, Artan Alinani, i cili është paraqitur pranë Sallës Operative të Komisariatit të Policisë Delvinë, ku ka verifikuar emrin e drejtuesit te automjetit me targë “DL xxxx A” të evidentuar në dokumentin “regjistër i marrjes së kërkesave, ankesave të qytetarëve në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Delvinë”, duke i kërkuar oficerit të rojës të bëjë ndryshimin përkatës. Oficeri i Sallës Operative, duke besuar te Oficeri Artan Alinani, ka realizuar edhe korrigjimin e të dhënave në regjistër, duke shënuar emrin e shtetasit R. J., pas fshirjes me korrektor emrin e shtetasit A. SH., veprim për të cilin Oficeri i Sallës Operative shpjegon “Shefi i qarkullimit … më thotë që ke shënuar gabim drejtuesin e mjetit tip ‘Benz’ …, duke më thënë se nuk ishte ai drejtues mjeti, por një person tjetër. Ai më dha emrin e personit tjetër”.
Këto veprime, të kryera nga Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, Artan Alinani, kanë marrë shtysë nga fakti se drejtuesi real në çastin e ndodhjes së aksidentit i automjetit me targë “DL xxxx A”, pikërisht shtetasi A. Sh. nuk disponon Leje Drejtimi për Automjete, rrethanë kjo e vërtetuar edhe nga shkresa e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Sarandë.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Delvinë, arrestohet shefi qarkullimit dhe dy vartësit, falsifikuan dokumentet për një aksident
/web/Delvine_arrestohet_shefi_qarkullimit_dhe_dy_vartesit_falsifikuan_dokumentet_per_nje_aksident_18471_1.php

Previous Post

Vrasja e Elton Çiços, gjykata lë në burg oficerin e policisë

Next Post

DENONCIM/ “Sadri Abazi ka kapur Agjencinë e Prokurime Publike”

admin

admin

Next Post
DENONCIM/ “Sadri Abazi ka kapur Agjencinë e Prokurime Publike”

DENONCIM/ “Sadri Abazi ka kapur Agjencinë e Prokurime Publike”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.