• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARSYET/ Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare të RSH”

admin by admin
6 May, 2016
in Politika
0
ARSYET/ Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim të ligjit “Për marrëveshjet ndërkombëtare të RSH”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Nishani dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”.

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 43/2016 “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”


dkr_copy_1Të nderuar deputetë,
Në seancën plenare të datës 21 Prill 2016, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 43/2016 “ Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë  27 Prill 2016.
Këshilli i Ministrave në Relacionin e projektligjit në fjalë ka vlerësuar se  përmes Ligjit të ri
“Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë” përcaktohen rregulla dhe procedura për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare, dy ose shumëpalëshe në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që ligji në fuqi nr. 8371, datë 9.07.1998 “ Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare” nuk arrinte të përmbushte kërkesat e përcaktuara në Kushtetutë dhe në Konventën e Vjenës në të cilën Shqipëria është palë që nga viti 2000, apo edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare me fuqi ligjore në Republikën e Shqipërisë.
Përmes këtij Ligji përcaktohen qartë se cilët janë autoritetet që mund të lidhin marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Republikës së Shqipërisë, Këshillit të Ministrave apo ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore, duke reflektuar edhe vendimin nr. 15/2010 të Gjykatës Kushtetuese përmes të cilit bëhet e qartë se Marrëveshjet Ndërkombëtare me natyrë politike duhet medoemos të lidhen në emër të Republikës së Shqipërisë dhe të nënshkruhen nga ana Presidentit të Republikës apo të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë veç në rast të pajisjes me autorizim nga Presidenti i Republikës.
Gjithashtu, përmes këtij Ligji trajtohen procedurat e aderimit/pranimit/miratimit, të një marrëveshjeje ndërkombëtare, duke qartësuar dallimin me procedurën e ratifikimit; thjeshtohen procedurat e marrjes së plotfuqive dhe kredencialeve; trajtohet më e plotë kompetenca e ministrive dhe institucioneve për të lidhur marrëveshje të këtij lloji si dhe faza e konsultimit ndërinstitucional para lidhjes së tyre; parashikohet që projektligji për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të iniciohet nga ministria kompetente dhe jo më nga Ministria e Punëve të Jashtme siç është praktika e deritanishme; parashikohet mundësia e zbatimit të përkohshëm të një marrëveshjeje ndërkombëtare para përfundimit të procedurave të hyrjes në fuqi etj.
Në këtë Ligj përcaktohen dhe rregulla në lidhje me miratimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare financiare të granteve, të cilat sipas mendimit të propozuesve të ligjit, nuk kanë nevojë që të ratifikohen nga Kuvendi.
Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se neni 19/2 i Ligjit bie ndesh me Kushtetutën  dhe si rrjedhojë duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme:
Në nenin 19, pika 2 e Ligjit nr. 43/2016 përcaktohet se:
“Marrëveshjet ndërkombëtare financiare të grantit, që nuk
sjellin detyrime shtesë për Buxhetin e Shtetit dhe që nuk përcaktojnë përjashtime nga ligje të tjera, pas nënshkrimit, i nënshtrohen miratimit nga Këshilli i Ministrave”.
Referuar Relacionit të projekt-ligjit, Neni 19 rregullon rastet e  miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat nuk kanë nevojë për ratifikim.[1] Duke marrë në konsideratë titullin e dispozitës dhe relacionin e Ligjit, duket qartë se bëhet fjale për procedurat e  miratimit të një marrëveshje nga Këshilli i Ministrave pas nënshkrimit të saj, por që nuk ka nevojë për ratifikim. Legjislatori në këtë dispozitë dhe në asnjë tjetër nuk ka listuar se cilat janë këto marrëveshje të cilat nuk kanë nevojë për ratifikim, por në mënyrë përjashtimore në pikën 2 të nenit 19 e ka bërë diçka të tillë, duke iu referuar Marrëveshjeve Ndërkombëtare financiare të grantit.
Legjislatori në nenin 2 të Ligjit ka përcaktuar se ka si objekt ‘
të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe, të lidhura në formë të shkruar, sipas të drejtës ndërkombëtare publike
ndërmjet institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve të shteteve të tjera ose organizatave ndërkombëtare’.
Kushtetuta në nenin 121 ka përcaktuar qartë se:
“Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjne me: ë)
marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë; d) miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve”.
Referuar raportit të Komisionit të Ligjeve, përcaktimi i bërë në pikën 2 të nenit 19 është bërë me qëllim që të gjejnë pasqyrim marrëveshjet e grantit dhe të huas të cilat merren brenda limiteve të përcaktuara nga ligji për Buxhetin e Shtetit.[2]
Rregullimi i bërë shkon tej asaj që përcakton Kushtetuta të cituar më sipër, që Marrëveshjet Ndërkombëtare që sjellin detyrime financiare për Republikën e Shqipërisë kërkojnë ratifikimin me ligj medoemos nga Kuvendi.
Gjykata Kushtetuese në jurispridencën e saj, ka përsëritur:
“……rithekson se për çdo rast,
kur rregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj, ai detyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejt. Përmbajtja e dispozitës kushtetuese nuk mund të mënjanohet ose të tejkalohet duke i dhënë përparësi akteve juridike që dalin në bazë dhe për zbatim të Kushtetutës.
Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e nenit 4/3 të Kushtetutës. Në rastet kur kushtetuta le hapësira me qëllim delegimin e kompetencës ligjvënësit të zakonshëm, atëherë, nuk është e nevojshme referimi tek kjo dispozitë, pra e zbatimit të drejtpërdrejt të saj. Nëse ndodhemi para kësaj situate, është e pritshme që aktet normative që do të dalin për këtë qëllim të respektojnë hierarkinë e akteve normative”.[3]
Në rastin konkret rregullimi kushtetues është i qartë që çdo marrëveshje ndërkombëtare financiare duhet të ratifikohet me ligj. Kushtetuta nuk ka përcaktuar që të diferencohen rastet nëse sjell detyrim shtesë për Buxhetin e Shtetit apo jo. Rregullimi i bërë sipas ligjit shkon tej përcaktimit kushtetues i detyruar për t’u zbatuar. Pavarësisht, nëse borxhi i jashtëm apo i brendshëm është përcaktuar në ligjin për Buxhetin e Shtetit,
të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin detyrim financiar për R.SH-së, pavarësisht nëse është detyrim shtesë apo jo për Buxhetin e Shtetit duhet të ratifikohen me ligj dhe si rezultat diçka e tillë, nuk mund të lihet në vlerësimin e Ministrit të Financave.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Marrëveshjet Ndërkombëtare financiare të granteve që përmban një klauzolë të përjashtimit nga ligji. Në një rast të tillë bëhet fjalë për ndryshim ligji, duke përjashtuar subjekte të caktuara nga zbatimi i tij dhe si rezultat në këtë rast zbatohet drejtpërdrejtë neni 121/1/d i Kushtetutës.
Të nderuar deputetë,
Në përfundim, referuar sa më sipër kërkoj mirëkuptimin Tuaj në rishqyrtimin e ligjit nr.43/2016 ”Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, pasi neni 19/2 i tij bie ndesh me Kushtetutën dhe jurisprudencën me fuqi detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Me respekt,
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

__________________________

[1]Shih Relacioni i Projekt-Ligjit fq. 6
[2] Shih Raporti i Komisionit të Ligjeve fq. 3
[3] Shih Vendim nr. 3/2006 i GJK, fq. 4

Previous Post

AKUZAT/ Dërgohet për gjykim dosja 300 milionëshe e Spiro Kserës dhe 5 ish-vartësve të tij

Next Post

Vrasja e Elton Çiços, gjykata lë në burg oficerin e policisë

admin

admin

Next Post
Vrasja e Elton Çiços, gjykata lë në burg oficerin e policisë

Vrasja e Elton Çiços, gjykata lë në burg oficerin e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.