Fot marre nga top channel
Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe një të plagosur ëka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Radhimë-Orikum.
Të dhënat e para flasin se automjeti tip Nissan me targë AA 935 NL ka rrëshqitur nga rruga duke u përplasur më një tjetër automjet. Burime policore lokale bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Shpëtim Abazi, ish-efektiv policie.
Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ka qenë duke udhëtuar automjeti dhe humbja e kontrollit nga shoferi i tij.












