Rrahje me grushta mes përfaqësuesve të dy klubeve të kryeqytetit pas derbit Tirana-Partizani.
Devi Muka, drejtori sportiv i Tiranës qëlloi me grushta një prej pjesëtarëve të stafit të Partizanit.
Ky nuk ishte incidenti i vetëm në këtë takim, pasi edhe gjatë ndeshjes, drejtori i stadiumit goditi me tymuese tifozët e kuq dhe më pas u shoqërua nga policia jashtë ambienteve të tij.

Në foto është drejtori i Klubit Partizani, Dritan Dervishi pas derbit me Partizanin.
Foto u publikua në rrjetet sociale nga deputeti socialist Erjon Braçe i cili është tifoz i vendosur i Partizanit. Ai i quajti fashistë ata që e goditën duke treguar edhe kësaj rradhe inatin me skuadrën kryeqytetase.











