16 sirianë janë strehuar në pikat pritjes së refugjatëve në Devoll duke shënuar kështu rastin e parë të strehimit zyrtar për refugjatët e luftës në vendin arab pas shumë debatesh e diskutimesh mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë.
Sot në orën 13.00 në Kapshticë nga patrulla e shërbimit në fshatin Vernik, rrethi Devoll, u kapen 16 shtetas siriane.
Nga keta te rritur 4 meshkuj, 3 femra, dhe 9 te mitur midis tyre dhe nje foshnje 2-muajshe. Gjate intervistimit paraprak te tyre rezultoi se shtetasit e mesipërm, duan te vazhdojne udhëtimi për në Serbi dhe me pas udhëtimin e mëtejshem për në Gjermani.
Shtetasit kane qene ne kampin e Idomenise dhe qe atje jane larguar per ne drejtim te Selanikut, nga ku kane marre dy taksi per t’iu afruar kufirit tone.
Me pas kane udhetuar 16 km per rreth 12 ore deri ne çastin qe jane kapur nga patrulla e policise kufitare te stacionit Kapshtice. Sipas intervistimit u shprehen se kane paguar nga 50 euro taksive per te ardhur deri afer kufirit.
Autoritetet shqiptare shoqeruan per ne Stacionin e Kapshtices migrantet, ku iu eshte ofruar ushqim dhe veshje dhe jane akomoduar ne ambientet e ketij stacioni.
Disa prej tyre jane trasportuar per ne spital pasi kane pasur probleme me shendetin (tension, marrje mendsh) nga mos-ushqyrja, rruga e gjate dhe moti i veshtire me rreshje. Ata kane marre mjekimin e nevojshem dhe perkujdesjen shendetesore.
Keta shtetas do te strehohen ne qendrat per refugjatet dhe migrantet ne varesi te MPB.
Shtetasit nuk kerkojne azil ne vendin tone por duan te kthehen ne Greqi, por gjendja e tyre shendetesore nuk eshte e mire, pasi ne mesin e tyre jane 9 shtetas te mitur, ndaj po mbahen nen kujdesin e vazhdueshem te strukturave te MPB.











