• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Letër e hapur e Rovena Dilos: Dy politikanë po më vjedhin pronën!

admin by admin
4 May, 2016
in Kronika
0
Letër e hapur e Rovena Dilos: Dy politikanë po më vjedhin pronën!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo ka bërë një letër të hapur për dy politikanë të cilët sipas saj po i vjedhin pronën.

Dilo është e përfshirë në një konflikt pronësie prej kohësh ndërkohë që duket se cështja gjyqësore ka përfunduar në disfavor të saj. Bëhet fjalë për një konflikt em deputetin Tom Doshi dhe ish deputetin Ndricim Babasi.

Por më në detaje mund të mësoni përgjatë letrës së saj:

“Dy fjalë juve, dy zotërinjve të “politikës” shqiptare dhe të gjithë atyre që ju mbështesin fort në rrugëtimin tuaj drejt zhvatjes.

Unë kam një pyetje të thjeshtë dhe jua bëj atë, në emrin tim dhe në emrin e të gjithë shqiptarëve që persekutohen çdo ditë nga plotfuqia juaj pothuajse magjike.

Kush jeni ju?!

Që doni të rrëmbeni pronën e familjes time?!

Kush jeni ju që doni të shkatërroni trashëgiminë tonë, gjakun, nderin dhe jetën tonë. Kush jeni ju që nuk pyesni për bizneset tona, që janë ngritur me djersë dhe me mundimin tonë të çdo dite.

Pse keni ju pothuajse fuqinë e Zotit?!

Pse keni ju akses që për 24 orë të hipotekoni dhe ç’hipotekoni çfarë të doni dhe kur të doni?! Mos jeni gjë pronarët e këtij vendi, ju që arrini të caktoni cilindo gjykatës që doni, në të gjitha shkallët e gjyqësorit?

Unë po e them publikisht se ju keni bërë ç’keni dashur!

Ju që zgjidhni gjykatësit tuaj, pra maliqët tuaj, të cilët e shkelin ligjin, e keqinterpretojnë dhe bëjnë me ligjin çfarë të duan. Vetëm ju arrini të manipuloni gjykatën e Apelit në kohë rekord. Të nxirrni çështjen, gjykatësin që doni, të mos lajmëroni të paditurin dhe të merrni vendimin duke e ditur vetëm ju. Tamam si në kohërat e errëta të diktaturës kur njerëzit i merrnin në fshehtësi, i pushkatonin, i groposnin, u merrnin dhe pronën dhe përgjegjës nuk ishte askush.

Si ka mundësi që ju arrini të nxirrni në 24 orë vendimet edhe në gjykatën e Lartë duke habitur çdo shqiptar të ndershëm, çdo jurist të ndershëm, çdo gjykatës të ndershëm.

Ju them të gjithë juve zotërinjve që doni të rrëmbeni pronën e familjes time dhe pronat e çdo shqiptari të ndershëm që nuk mbrohet dot nga ju – e keni kot!

Koha juaj po perëndon.

I bej thirrje Presidentit të Republikës, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, që të mos fshihen por të shprehen qartë për këtë rast!

Ata do të vijnë të hënën, më 9 maj, në orën 10 të më nxjerrin me polici nga prona ime! Le të vijnë! Unë nuk trembem! Turpi do të jetë për ta, por edhe për shtetin dhe shtetarët tanë! Të hënën është radha ime, por më pas është radha e secilit!”

Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë:

“Gjykata, në vendimin e zbardhur, thotë se nga hetimi gjyqësor rezultoi se Ndriçim Babasi dhe Tom Doshi janë pronarë mbi një pasuri të paluajtshme me sipërfaqe 887 m² me adresë në rrugën “Vaso Pasha”. Ky fakt u vërtetua nga certifikata për vërtetim pronësie lëshuar më datë 11 qershor 2014, bashkëngjitur kartela e pasurisë së paluajtshme dhe harta treguese e regjistrimit. Origjina e pronësisë mbi këtë pronë rezultoi të jetë kontrata e shitblerjes e datës 10 qershor 2014 e regjistruar në zyrën ZRPP. Sipas kësaj kontrate, ata janë në rolin e blerësit, ndërsa si shitës i pronës rezulton të jetë shtetasi Agron Vreto. Pala e paditur (Rovena Dilo) prapësoi duke kërkuar rrëzimin e padisë me argumentin kryesor se paditësit nuk janë pronarë të ligjshëm, pasi e paditura kundërshton aktin nga i cili u buron pronësia paditësve. Ndërkohë, Doshi e Babasi pretendojnë se shitësi i pronës, Agron Vreto, i cili është daja (vëllai i të ëmës) i të paditurës e kishte regjistruar pronën në bazë të një kontrate dhurimi. Më konkretisht, origjina e pronës së shitësit është kontrata e dhurimit e datës 2 dhjetor 1995, lidhur ndërmjet dhuruesit Naim Vreto dhe pranuesit të dhurimit, Agron Vreto. Sipas Dilos, “në vlerësimin tonë, titulli i paditësit, i fituar në mënyrë të prejardhur, është i pavlefshëm, pasi rrjedh nga një kontratë dhurimi absolutisht e pavlefshme”. Gjithashtu u administrua në gjykim dhe certifikata për vërtetimin e pronësisë, pra para se të kryhej shitja e pronës objekt gjykimi, ku kjo pasuri figuronte në emër të shitësit Agron Vreto. Ndodhur në këto kushte, gjykata krijon bindjen se paditësit provojnë plotësisht faktin se janë pronarë mbi pasurinë me sipërfaqe 887 m² me adresë të pasurisë rruga “Vaso Pasha”.

Previous Post

FOTO/ Si në përralla! Këto fshatra do iu lënë pa mend

Next Post

I rrezikshmi i Bulqizës kapet në kurth

admin

admin

Next Post
I rrezikshmi i Bulqizës kapet në kurth

I rrezikshmi i Bulqizës kapet në kurth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.