Lajmet nga kronika e zezë duket se nuk kanë të sosur. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peshkopi. Ku dy nxënëse shkolle në janë përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, pranë shkollës “Demir Gashi”.
Mësohet se të miturat kishin dalë në pushimin e ndërmjetëm, kur janë përplasur nga mjeti. Njëra nga vajzat është në gjendje të rëndë për jetën. Të dy të lënduart janë dërguar menjëherë në spital. Sakaq policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit në Komisariat. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbadrhjen e aksidentit të rëndë.











