Kosova u pranua sot në UEFA me të drejta të plota duke u bërë kështu anëtari i 55 i saj. Kosova ka marrë 28 vota, 24 ishin kundër dhe 2 të pavlefshme.
Përfaqësues i Kosovës gjatë takimit të UEFA ishte kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
Mediat kosovare e vlerësuan këtë moment si më të rëndësishmin për Kosovën pas shpalljes së Pavarësisë.











