Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se ka gjetur trupin e një personi që është mbi 60 vjeç, thinjosh, i bardhë 1.75 cm i gjatë, trup mesatar, mbante të veshur një xhup sintetik të zi, një pulovër të zezë, pantallona të zeza prej teritali, çizme ngjyrë ushtarake. Sipas policisë, trupi i përket peshkatarit që aksidentalisht ra nga ura e Lumit të Shkumbinit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit.
Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim identifikimin e tij sa më shpejtë.
Çdo qytetar që e njeh të na kontaktojë në numrin e tel 0694115061, apelon policia e Elbasanit.











