• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE TË NGJARJES/ Elton Çiço jepte para me fajde, i hynë në shtëpi me pretendimin se do t’i vidhin milona lekë

admin by admin
3 May, 2016
in Global Image
0
DETAJE TË NGJARJES/ Elton Çiço jepte para me fajde, i hynë në shtëpi me pretendimin se do t’i vidhin milona lekë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Elton Çiça

Elton Çiça , viktima e së dielës në zonën e ish-bllokut në Tiranë, jepte para me fajde. Kjo dyshohet se ka qenë arsyeja kryesore që familja e tij ishte “viktimë” e vjedhjes së dhunshme, ndodhur në mars 2015 në Tepelenë.

Kjo është ngjarja, e cila duket se është origjina e një serie vrasjesh dhe atentatesh me eksploziv, të ndodhura në harkun kohor të një viti. Disa persona, një pjesë ende e paidentifikuar, hynë në shtëpinë e Naim dhe Andoneta Çiça, në Tepelenë, pasi kishin të dhëna që në dhomat e tyre mund të gjenin shumë para. Hajdutët nuk kanë mundur të gjejnë para, por gjithsesi kanë dhunuar dy të moshuarit, të cilët nuk kanë mundur t’i njohin autorët.

“Boldnews.al” ka mësuar se djali i vogël i familjes, Eltoni, i cili mbeti i vdekur të dielën me dy plumba në kokë, ishte një person i njohur për dhënie parash me fajde. Burimi i këtyre parave nuk është arritur të zbulohej, por dyshimet kryesore për krijimin e pasurisë mendohet se është vëllai i tij, i cili jeton prej vitesh në Angli. Gjithashtu, Eltoni ka qenë i skeduar nga ana e policisë, si një person që mund të merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Megjithatë, këto dyshime nuk u arritën të provoheshin asnjëherë nga ana e Policisë.

Në fillim të marsit 2015, pak kohë para vjedhjes së dhunshme në familjen Çiça, një drejtues punishteje duralumini nga Tepelena, por me banim në Tiranë, Ervis Imeri, kryen disa punime në banesën e të moshuarve. Duke qenë se volumi i punës ishte i madh, ai ka marrë si punëtor një person nga Laçi, Robert Rama. Të paktën, kështu ua prezantoi pronarit të shtëpisë, Naim Çiça. Por në fakt, siç rezultoi nga hetimet për vjedhjen, tepelenasi Imeri dhe laçiani Rama po përgatisnin vjedhjen e banesës, pasi mendonin se aty kishte shumë para, nga ato që djali i familjes u jepte me fajde personave të interesuar.

Mbrëmjen e 31 Marsit 2015, Ervis Imeri gjendej në makinën e tij, pak metra larg shtëpisë së familjes Çiça, ndërkohë që Robert Rama dhe disa persona ende të paidentifikuar, bastisën me dhunë ambientet e banesës. Pasi nuk gjetën atë që kërkonin, vjedhësit dhunuan rëndë fizikisht bashkëshortët Naim dhe Andoneta, të cilët përfunduan në spital.

Ngjarja, krahas autoriteteve shtetërore, po hetohej edhe nga djali i familjes, Elton Çiça. Të paktën kështu dyshojnë autoritetet policore, të cilat e lidhin emrin e tij me një seri ngjarjesh të tjera që pasuan vjedhjen e dhunshme.

Në 11 qershor 2015, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, policia merr njoftimin që dy persona me motor kanë vrarë një djalë të ri. Nga verifikimet, rezultoi se viktima ishte laçiani Robert Rama. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, por deri në atë kohë nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij. Një nga pistat e para të ngritura ishte hasmëria me familjen Çiça.

Por provat nuk ishin të plota për të lidhur drejtpërdrejtë autorët e vrasjes me Elton Çiçan. Nga ana tjetër, viktima Rama ishte i dyshuar edhe për trafik lëndësh narkotike dhe vrasja e tij mund të lidhej edhe me ndonjë prishje pazaresh.

Pas një muaji, në Korrik 2015, në makinën e Ervis Imerit, përballë punishtes së tij në zonën e Kombinatit në Tiranë gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer. Paralel me hetimet për vendosjen e lëndës eksplozive, policia mori në dorë urdhërin e ndalimit të Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila dyshonte se Ervis Imeri ishte një prej autorëve të vjedhjes së dhunshme në Tepelenë. Ndërkohë, ende nuk është zbardhur autori i vendosjes së tritolit të pashpërthyer në makinën e Imerit, por dyshimet më të forta qëndrojnë mbi Elton Çiçan.

Policia vijonte hetimet për vrasjen dhe atentatin e dështuar ende, ngjarje ende pa autor, ndërkohë që në Dhjetor 2015, një tjetër shpërthim tritoli ndodh në mjetin e vëllait të të arrestuarit Ervis Imerit, shtetasit Elton Imeri. Ky i fundit, një ushtarak pa probleme me ligjin, humbet njërën këmbë gjatë shpërthimin të makinës së tij në ecje, sërish në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Fati ishte me Elton Imerin, i cili shpëtoi gjallë nga ky atentat, për të cilin deklaroi se mund të kishte ndodhur për shkak të problemeve të të vëllait të tij, Ervis Imeri.

Pasi kaluan 4 muaj të tjerë, mbrëmjen e 1 Majit 2016, duket se “topi” kaloi në anën tjetër. Elvis Çiça, nën shoqërinë e një gazetari dhe të një oficeri policie, qëllohet me dy plumba pistolete në ambientet e brendshme të lokal “De Niro” në zonën e ish-bllokut, në Tiranë. Autori ende nuk është zbuluar dhe historia duket që nuk përfundon këtu. /Bold News/

Previous Post

“Të vjedhësh kur je i uritur nuk është krim” Italia ndryshon ligjin

Next Post

FOTO/ Qeshin me vdekjen, ja mesazhet më qesharake në pllakat e varreve

admin

admin

Next Post
FOTO/ Qeshin me vdekjen, ja mesazhet më qesharake në pllakat e varreve

FOTO/ Qeshin me vdekjen, ja mesazhet më qesharake në pllakat e varreve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.