Deputeti i PS-së Alfred Peza, një herazi anëtar i kryesisë së kësaj partie, ka bërë të ditur për mediat sot, 4 vendimet e marra nga kjo mbledhje sot.
“Kryesia e PS ka marrë 4 vendime.
1. Miratimi kalendarit dhe udhëzimeve për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të 61 degëve të PS.
2. Miratimi i programit të festimeve të 25 vjetorit të krijimit të PS.
3. Mbledhja e kryesisë së PS, të martën e parë të çdo muaji.
4. Emërimin e zëdhënësve të rinj politik të PS, Elisa Spiropali dhe Alfred Peza”, bëri të ditur deputeti socialist.











