Televizioni News 24 ka siguruar një foto ekskluzive nga momenti i vrasjes së 36-vjeçarit Elton Çiça në lokalin “De Niro” mbrëmjen e djeshme. Fotoja është mundur të sigurohet nga kamerat e sigurisë që kanë filmuar vrasjen. Në të shihet autori me kurriz. Ai është veshur sportiv, ndërsa në kokë mban një kapele për të fshehur tiparet e fytyrës.
Raportohet se bëhet fjalë për një vrasje të tipit mafioz, pasi autori ka hyrë me shpejtësi në lokal, është drejtuar menjëherë nga tavolina ku ndodhej Çiça dhe e ka qëlluar me dy plumba në kokë me gjakftohtësinë më të madhe. Pasi ka kryer vrasjen ai është larguar me shpejtësi nga lokali.











