Kualifikimi i kombëtares shqiptare në Euro 2016 ka ngjallur vëmendje të madhe mediatike.
Televizioni më i madh italian sportiv “Sky Sport” ka përgatitur një reportazh special për Kombëtaren Shqiptare të futbollit.
Rruga drejt garës më të fortë europiane, historia e trajnerit italian Gianni de Biasi dhe intervista të lojtarëve të Kombëtares shqiptare përbëjnë momentet më të rëndësishme të reportazhit.












