Një ndër vendet më të bukura të Shqipërisë është Laguna e Patokut. Vetëm 5 km nga autostrada Tiranë-Lac ajo ofron një peizazh të rrallë dhe kryesisht të padëmtuar. Në një kënd të saj janë vendosur një numër restorantesh të cilat në fundjavë janë të mbushura përplot.
Laguna e Patokut është e njohur për kultivimin e ngjalës por edhe llojeve të tjera të peshkut.











