Një aksident i rëndë me vdekjen e një 32-vjeçari ka ndodhur paraditen e sotme në Lushnje. Një automjet u përplas me një motor dhe për pasojë humbi jetën motoristi E.K.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 24-vjeçarin Kadri C. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.












