
Isa Mustafa dikur përkulej para trupit të Titos në Beograd. Sonte është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari “Portret i paautorizuar i Isa Mustafës”, një profil politik e ekonomik i Kryeministrit.
Në dokumentar përshkruhet aktiviteti i hershëm i Mustafës në Lidhjen Komuniste të Kosovës.
Aty zbulohet edhe një foto interesante ku kryeministri është duke nderuar me shiritin e zi në homazhet e Presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito .












