Elvana Gjata e filloi karrierën si këngëtare në “Ethet e së premtes mbrëma” dhe nuk spikati shumë. Boom-i i saj ka qenë në bashkëpunimin që pati me Getoarin dhe Agon Amigën të titulluar “Të dy”.
Na bën përshtypje se këngëtarja nuk i përmend asnjëherë rreperat e Babastars. Tani bashkëpunëtori kryesor është Flor Mumajesi të cilin e falënderon herë pas here. Dihet se mes Elvanës dhe Getoarit ka pasur një histori dashurie. A thua të jetë kjo arsyeja që nuk flasin më?











