• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arben Frroku, ndërhyrje plastike për maskim para arratisjes nga Shqipëria

admin by admin
1 May, 2016
in Kronika
0
Arben Frroku, ndërhyrje plastike për maskim para arratisjes nga Shqipëria
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Frroku, biznesmeni i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë në Tiranë dyshohet se kreu një maskim të perkohshëm në një klinikë të kryeqytetit para se të arratisje nga Tirana.

Pak muaj më parë është publikuar një shkrim që bënte fjalë për një raport sekret lidhur me arratisjen e tij nga vendi.

“Një dokument i rezervuar që është hartuar nga agjencitë ligjzbatuese thekson se ka pasur struktura policie që nuk kanë raportuar për një lëvizje të dyshimtë, ku besohet se Arben Frroku është larguar nga kufiri me Malin e Zi, i pajisur me dokument të falsifikuar dhe pasi ka kryer një operacion plastik, shkruante tesheshi.al.

Largimi i mundshëm i Frrokut pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, që e cilësoi të pafajshëm, është sinjalizuar nga disa raporte policore, por edhe nga agjencitë partnere. Madje, ka pasur edhe komunikime të brendshme me strukturat përkatëse; dhe mësohet se një grup i posaçëm e vëzhgonte biznesmenin nga Puka, i cili vepronte në Tiranë. Raporti thekson se, Arben Frroku nuk është larguar për një kohë të gjatë nga kompania e tij, në një lagje periferike të Tiranës. Këtë e thonë oficerët që janë marrë me vëzhgimin permanent të të dënuarit, i cili në fakt ishte i pafajshëm pas vendimit të shpallur nga gjyqtari Dritan Halluni, në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Tiranës. Vendimi i kësaj gjykate është marrë më 3 prill të vitit 2015, ndërkohë Arben Frroku deri më 28 qershor nuk ka lëvizur fare në një perimetër të caktuar në kryeqytet.

Sipas raportit të rezervuar, gjithçka ka ndodhur 4 ose 5 ditë përpara vendimit të Gjykatës së Apelit.Dhe grupit të vëzhgimit, për të cilin kishte dijeni dhe vetë Frroku, ky i fundit i ka shpëtuar, duke u shtruar në një klinikë të njohur private në vend, për një ndërhyrje kirurgjikale. Pikërisht, këtu besohet se është bërë maskimi dhe largimi, i njëjtë me atë të Bernardo Provenzano-s, bosit të Cosa Nostra-s nga një klinikë franceze. Frroku është larguar me autoambulancë nga klinika direkt në banesën e tij. Dhe prej atje besohet se ka dalë me pamjen e re dhe i pajisur me dokumente të falsifikuara nga një vend i rajonit. Siç mësohet, këtu ka ndodhur hutimi i grupit të vëzhgimit, i cili megjithatë në raportin e tij ka përshkruar me detaje shtrimin në klinikë, por edhe daljen me autoambulancë i padalluar nga strukturat. Nga ana tjetër, të gjithë njerëzve që kanë hyrë në banesën e Frrokut, u janë regjistruar edhe targat e makinës. Një makinë me targa bullgare ka hyrë në objekt dhe ky mësohet se ka qenë çelësi i arratisjes. Në raportin policor është regjistruar se në makinë kanë qenë dy persona, të përshkruar me një veshje kazuale dhe mosha e tyre është përshkruar si 35-34 vjeç.

Ndërkaq edhe në dalje kanë dalë të njëjtët persona me të njëjtin përshkrim. Raporti thekson se, pikërisht kjo makinë ka transportuar Frrokun deri në Elbasan, ku siç mësohet personat kanë qëndruar gjithë natën, e më pas janë nisur për në Qafë-Thanë. Nga hoteli sërish kanë dalë dy persona, por aty është bërë ndërrimi. Dyshimet se për këtë nuk ka raport vëzhgimi, është që në hotel ka qenë një person tjetër që ka pritur pasagjerët e makinës me targa bullgare, e më pas në mëngjes, kur oficerët kanë shoqëruar për vëzhgim makinën drejt Qafë Thanës, Arben Frroku i maskuar është larguar drejt Tiranës me taksi dhe menjëherë prej aty është ngjitur për në veri, ku me të njëjtën taksi ka kaluar kufirin Shqipëri-Mal i Zi, me një pasaportë tjetër.
arben frroku, dokumentet greke false

Si taksia ashtu edhe numri i dokumentit të identifikimit, janë regjistruar bashkë me regjistrimet filmike që xhirojnë non-stop në pikën kufitare. Mësohet se është marrë në pyetje taksisti, i cili ka deponuar se nuk e dinte gjë kush ishte klienti, si dhe ka raportuar se e ka shoqëruar pasagjerin deri në kryeqytetin malazez, Podgoricë, e më pas është kthyer”, shkruan tesheshi.al.

Previous Post

FOTO/ ‘Vogue’ feston 100-vjetorin me modelen 100-vjeçare

Next Post

ZBULOHEN FOTOT/ Ja kush është biznesmeni që 4 grabitësit tentuan ti vidhnin banesën

admin

admin

Next Post
ZBULOHEN FOTOT/ Ja kush është biznesmeni që 4 grabitësit tentuan ti vidhnin banesën

ZBULOHEN FOTOT/ Ja kush është biznesmeni që 4 grabitësit tentuan ti vidhnin banesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.