Kryeministri Edi Rama ka qenë në Korçë sot… Kjo vizitë nuk kishte si të mos i shpëtonte Ilir Vrenozit, personazhit të njohur në rrjetet sociale, nga ky qytet.
Duke ndjekur me disa shokë nga një lokal i qytetit, lëvizjet e eskortës së Ramës nëpër rrugët e bllokuara të qytetit, ka bërë edhe komente të ndryshme…, duke ironizuar eskortën e stërmadhe…, krahasuar me atë të Presidentit amerikan, Barack Obama.
Por, përpos kësaj, Ilir Vrenozi është ndjerë edhe i “sfiduar”
“Më sfidoi, mu ne shtëpia ime…kaloi.
… 50 metra larg…!”, komenton Ilir Vrenozi edhe në “Facebook” ndërsa ka postuar edhe këtë video.











