Ilir Vrenozi, protestuesi i perditshem kunder qeverisë ka postuar një video në të cilën paraqitet duke ngrënë bar në një lëndinë të pasur me bimë jeshile.
Lidhja e barit me politikën është e hershme për shqiptarët që kur diktatori deklaronte se edhe bar hamë dhe parimet nuk i shkelim.
Por Vrenozi ka një mesazh tjetër të ri që e përcjell duke ngrënë barin ashtu si edhe delet.











