Edhe ushtria më e fortë në botë gabon ndonjëherë në kalkulime.
Në video shihet një ushtrim i mbajtur nga ushtria Amerikane gjatë këtij muaji në bazën ushtarake Hohenfels në Gjermani, ku Brigada e 173-të ajrore shihet duke lëshuar veturat ushtarake “Hummer” me parashutë.
Por mesa duket jo çdo gjë është planifikuar si duhet. Të paktën tri vetura u shkëputën nga parashuta duke u përplasur me shpejtësi të madhe në tokë dhe duke u shkatërruar plotësisht.











