Efektivët e FNSH-së janë përplasur fizikisht me kolegët e tyre të Policisë e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Grapsh, në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.
Situata ndërmjet tyre ka qenë e tensionuar, aq sa ka degraduar deri në përplasje fizike mes efektivëve, raporton “Jeta osh qef”, e cila gjen edhe “shkakun” e kësaj përplasje.
“Forcat e FNSH përplasen me ato të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër pranë kufirit me Greqinë. Gjasme janë dislokuar aty për valën e refugjateve…, por njëkohësisht edhe për ndonjë parcelë të këndshme me canabis”.











