DAP shton edhe 2 sportele për formularët e vetdeklarimit duke cuar në 6 numrin e tyre. Sportelet do të jenë të hapura edhe ditën e hënë, 2 maj, pavarësisht se është festë zyrtare.
Ndërsa në datat 3 dhe 4 maj sportelet do të qëndrojnë hapur deri në ora 18:00.
Në 4 maj mbyllet procesi i vetdeklarimit dhe kush nuk dorëzon formularin largohet nga detyra.
Numri i personave që kanë detyrim plotësimin e formularit është i madh ndërkohë që deri para dy ditësh vetëm një pjesë e vogël e tyre e kishin dorëzuar atë.












