Një shtetas shqiptarë 39 vjeç është aksidentuar për vdekje pasditen e sotme në një autostradë në Itali. Mediat e vendit fqinjë shkruajnë bëhet fjalë për Klodi Serra, 39 vjec i cili po udhëtonte me një furgon tip Renault.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.25 minuta në autostradën Siena-Bettolle. Shqiptari punonte për një kompani në Perugia.
Për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur dy herë në autostradë, ku dhe ka humbur jetën.












