• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FATOS LUBONJA/Biznesmenët e kërcënuar janë njësoj si Shullazi

admin by admin
27 April, 2016
in Tetor_Dhjetor_2015
0
FATOS LUBONJA/Biznesmenët e kërcënuar janë njësoj si Shullazi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas arrestimit të Shullazit, dy kanë qenë titujt e medieve, që më kanë tërhequr më shumë vëmendjen. Njëri ishte ai që sillte lajmim se Shullazi deklaroi përpara gjykatës se është i papunë dhe se ka tetë klasë shkollë; tjetri që biznesmenët që kanë pësuar raketingun e Shullazit nuk kanë pranuar të paraqiten në Prokurori, madje e kanë mohuar se i kanë paguar të holla Shullazit.

Këto dy lajme meritojnë shumë komente, por dua të tërheq vëmendjen te një problem themelor mbi të cilin hedhin dritë këta dy tituj, duke i lidhur me njëri-tjetrin. I pari ngre pyetjen: Si ka mundësi që një njeri që rezulton i papunë, pa profesion – sepse me shkollim minimal – ka miliona të deklaruara dhe shteti nuk di asgjë se si e ku kullot ky qytetar i tij, që për më tepër rezulton i shënjuar nga policia si kontingjent krimi? Ku është shteti?

Lajmi i dytë ndihmon t’i japim përgjigje pyetjes se ku është shteti. Ai flet jo vetëm për dobësinë e shtetit, deri në mosekzistencë, por edhe për një nga arsyet themelore të kësaj mosekzistence. Sepse kur ngrihet pyetja se çfarë është shteti, nuk mund të mos dalësh te çështja se si mbahet shteti në këmbë që të ekzistojë.

D.m.th., midis të tjerash, edhe te çështja se kush i mban policinë, prokurorinë, gjykatat që janë organet kryesore që i mbrojnë qytetarët nga krimi (pa harruar më anë tjetër shkollat dhe tërë ato institucione që kontribuojnë për edukimin dhe rritjen morale kulturore të qytetarëve – kjo edhe si parandalim i krimit). Përgjigjja është shumë e thjeshtë: një shtet që funksionon sipas parimeve të shtetit modern kapitalist mbahet në këmbë nga kontributi që derdhin qytetarët e tij për të.

Dhe në këtë pikë të arsyetimit duhet të kujtojmë se kontribuuesit e parë kryesorë janë ata që fitojnë më shumë: të pasurit. D.m.th., kategoria e të kërcënuarve në fjalë. E pra, pyetja shtrohet: Sa të pasur kemi ne në këtë të ashtuquajturin shtet, që kanë vetëdijen se shteti janë ata ngase pa paratë e tyre nuk mund të funksionojë mirë as policia e as prokuroria e gjykatat që duhet t’i mbrojë nga krimi?

Sa të pasur kujdesen për mirëmenaxhimin e parave që ata derdhin, nëpërmjet taksave për shtetin në mënyrë që të zgjidhen politikanët më të mirë, policët, prokurorët e gjyqtarët më të mirë, më të përgjegjshëm? Sa janë ata që kërkojnë llogari për keqmenaxhimin e kësaj paraje kur shohin të ndodhin ngjarje si kjo me Shullazin?

Shumëkush, duke lexuar këto pyetje do të më përqeshë si naiv e do të thotë: Ti e di shumë mirë përgjigjen: zero! Por edhe kjo përqeshje është pjesë e problemit, sepse tregon se ne jemi mësuar me një situatë anormale, me një sistem politikoekonomik, me mosekzistencën e shtetit tonë në kuptimin e atij shteti që i shërben qytetarit dhe mbron qytetarin.

Mirëpo unë u them se ngjarje të tilla hedhin dritë në formën më tragjike mbi shkallën e kësaj mosekzistence dhe bëjnë thirrje ulëritëse për ndryshim, pasi tregojnë se vjen një moment kur sistemi i ngritur keq kthehet e godet deri edhe arkitektët e tij. Sepse ngulmoj se të pasurit tanë janë arkitektët kryesorë të kësaj gjendjeje, si anë tjetër e medaljes së politikanëve që i akuzojmë aq shumë – edhe pse tashmë gjithnjë e më shumë të parët dhe të dytët i sheh nën të njëjtin kostum dhe jo rastësisht.

Zgjedhja e pagesës në vend të denoncimit, frika që kanë sot të pasurit tanë për të dëshmuar vjen ngase pasurimi i tyre nuk ka shkuar krahas forcimit të shtetit dhe forcimit të të gjithë shoqërisë. E kundërta ka ndodhur: ata së bashku me politikanët kanë ngritur një sistem pasurimi në kurriz të mbajtjes dobët të shtetit dhe varfërimit të qytetarëve të tjerë. Në fakt, ky i ashtuquajturi shtet i yni nuk është gjë tjetër veçse një aleancë mafioze e shumicës së të pasurve tanë me politikanët tanë për të grabitur pjesën tjetër të qytetarëve.

Rëndom, të pasurit tanë, në vend se të paguajnë taksa me të cilat të ndërtohet shteti, nxitojnë të paguajnë nën dorë, në mënyrë të paligjshme politikanë, për të rritur përfitimet e tyre. Rëndom shtetarët tanë, në vend se të mbledhin taksat e t’i përdorin ato për punë publike, u kërkojnë të pasurve tanë t’u bëjnë ndonjë punë publike gratis, d.m.th., në mënyrë të paligjshme, sa për t’u hedhur hi syve qytetarëve, e pastaj ua shpërblejnë dhjetëfish me tenderë e më the të thashë po me paratë e grabitura këtyre qytetarëve.

Edhe paratë që i kanë dhënë Shullazit të pasurit tanë nuk i kanë problem se i nxjerrin nesër përsëri nëpërmjet këtij sistemi. Në këtë kuptim, edhe pse nuk janë vrasës (ndonëse ka edhe shumë prej tyre që për t’u pasuruar kanë aplikuar edhe këtë profesion), ata nuk janë të ndryshëm nga Shullazi.

Të dyja palët janë kundër shtetit. Përfundimi është i qartë, më duket: Për të dalë nga kjo gjendje e mosekzistencës së shtetit si shërbim për shkak të shtetit që funksionon si vegël e këtyre të pasurve, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për një tjetër elitë politike, por edhe për një tjetër elitë ekonomike. Panorama

Previous Post

Edhe për Gërdecin, qeveria e Ramës të njëjtin qëndrim si ajo e Berishës: Ishte aksident

Next Post

Policia për grabitjen te Sheraton, dyshimet e para për Saimir Hasanin

admin

admin

Next Post
Policia për grabitjen te Sheraton, dyshimet e para për Saimir Hasanin

Policia për grabitjen te Sheraton, dyshimet e para për Saimir Hasanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.