Gjykata ka vendosur një masë të re sigurie për Mark Frrokun, duke i caktuar “arrest me burg” ndërkohë që vijon procesi gjyqësor në ngarkim të tij për dosjen e vrasjes në Belgjikë.
Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës të Frrokut i kërkuan trupit gjykues lirimin e klientit të tyre, duke argumentuar tejkalimin e afateve për gjykim. Pas kësaj kërkese, akuza doli me propozimin për caktimin e masës së re të sigurisë, atë të arrestit me burg.











