Shtëpia ku ndodhi ngjarja
Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një gjahtar 63vjeçar në banesën e këtij të fundit, në qytetin Neurand në jug të Dortmundit, në Gjermani.
Sipas “Bild” ka dyshime se i riu shqiptar kishte hyrë për të grabitur në banesën e gjermanit.
Gazeta shton se i riu ishte i pajisur me mjete të mprehta, ndërsa fillimisht ka pasur përplasje fizike mes të dyve, e më pas gjahtari ka marrë armën duke qëlluar për vdekje shqiptarin.
Vetë gjahtari ka lajmëruar policinë e cila po heton ngjarjen. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet i ditur. Për të thuhet se jetonte prej një viti në Gjermani.











