Lulzim Basha ka vijuar debatin me kryeministrin pasi ky postoi në rrjetet sociale një mesazh kundër shefit të opozitës.
Basha tha se Edi Rama është një gënjeshtër e madhe që lëviz, që ecën, që flet, një rrenë që shkruan tweet.
Në vijim ai iu drejtua nga kamerat Kryeministrit për të cilin beson se po e ndiqte në ekran: Se kam me ty por me paret që ke vjedh.
Pak kohë më parë Rama postoi në Facebook një mesazh ku thuhej: “Beme O Babe te te ngjaj!Shpif Baba e shpif Çuni,shpif e shpif e eja rrotull se po na vjen Reforma ne Drejtesi,sa me shume balte se kushedi..”












